Reja optimist: Shqipëria mund ta fitojë grupin
Sport

Reja optimist: Shqipëria mund ta fitojë grupin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja në një konferencë për media, tha se ndeshjet e qershorit, janë tejet të rëndësishme për kuqezinjtë.

Shqiperia në muajin që po vjen, do të luajë dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve, ku me 6 qershor do të luajë në udhëtim tek Islanda, derisa katër ditë me vonë në shtëpi do përballet me Izraelin.

Reja kërkon nga të përzgjedhurit e tij, përqendrim maksimal për duelet e qershorit. Tekniku italian beson se Shqipëria mund të fitojë këtë grup.

“Presim performanca të nivelit të lartë, sepse do jenë të rëndësishme për objektivin tonë. Kemi bërë dy miqësore pozitive, të vazhdojmë në këtë mënyrë përpara me ndeshje të nivelit të lartë. Rëndësi ka të jemi mirë fizikisht, pasi ka problematika në fund të kampionatit. Ai që do zbresë në fushë duhet të japë 100%, nuk mund të rrezikojmë pasi janë dy ndeshje shumë të rëndësishme që duhet t’i fitojmë me çdo kusht”, tha Reja.

“Skuadra ka vlera, por nuk duhet të tregojmë mungesë përqendrimi, pasi ka rëndësi për fitimin e grupit. Aspekti tekniko-taktik ka rëndësinë e vet. Kam shumë lojtarë. Jam shumë i bindur që djemtë do luajnë shumë mirë”, theksoi strategu italian. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa