Ancelotti: Jemi me meritë në finale, tash do ta japim më të mirën nga vetja
Sport

Ancelotti: Jemi me meritë në finale, tash do ta japim më të mirën nga vetja

Uran Krasniqi/RTKLive

Carlo Ancelotti ka thënë se konsideron se klubi i tij e ka merituar finalen e Champions League, ndaj edhe gjendet aty.

“Ne e merituam të arrijmë në finale”, tha ai në një konferencë për shtyp të premten. “Nuk mjafton cilësia dhe talenti, duhet ta kombinosh me përkushtimin.

Ai gjithashtu konsideron se edhe historia e Real Madridit ka luajtur rol në prekjen e finales, duke thënë se të shtunën duhet treguar cilësitë.

“Duhet të tregojmë cilësitë tona, siç kemi bërë gjatë gjithë sezonit, angazhimi kolektiv ka qenë i madh, me shumë cilësi individuale", është shprehur italiani.

Ai nuk ka dashur të flasë për atë se si mund të dalë ndeshja. "Gjithçka mund të ndodhë në një finale dhe ju duhet të jeni gati. Jemi përgatitur mirë dhe do të japim më të mirën që kemi", ka thënë ish-trajneri i plot skuadrave evropiane.


APR