Kryeziu: Në këto katër ndeshje duhet të japim maksimumin
Sport

Kryeziu: Në këto katër ndeshje duhet të japim maksimumin

Uran Krasniqi/RTKLive

Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu, i cili me skuadrën e tij Zurich e fitoi titullin e kampionit të Zvicrës, ka thënë se energjinë pozitive nga titulli i fituar me klubin së bashku me Fidan Alitin do të mundohen ta përçojnë edhe në ekipin kombëtar.

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur edhe stërvitjen e pasditës në ditën e parë të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në Ligën e Kombeve.

“Do të jenë katër ndeshje të vështira për ne, pasi kualiteti i secilit ekip që kemi në grup është i mirë. Në këto katër ndeshje duhet të japim maksimumin. Unë dhe Fidani vijmë pas titullit të kampionit me klubin tonë dhe kemi energji pozitive, por atë duhet ta përçojmë edhe në ekipin kombëtar për të arritur sukses. Shpresoj ta fillojmë këtë cikël me tri pikë”, ka thënë Kryeziu.


APR
Romay Lift