18:25 / 28.05.2022
Ferizaji prezanton Astrit Fazliun
Uran Krasniqi/RTKLive
Klubi i Ferizajt ka prezantuar Astrit Fazliun si futbollist që tash e tutje do t`i mbrojë ngjyrat e tij. Sipas njoftimit marrëveshja është arritur për një vit.
"Astrit Fazliu është zyrtarisht bardh e kaltër!
Sulmuesi Ferizajas ka nënshkruar kontratën me klubin tonë për sezonin 2022/23.
Fazliu ka përvojë të gjatë në futbollin Shqiptarë dhe Maqedon, dhe se në karrierën e tij ka qenë pjesë e FC Ferizaj, FC Prishtina, Shkendija, Partizani, Ferronikeli , Drita etj", ka njoftuar klubi nga Ferizaj.
Fazliu së fundmi ishte futbollist i Dritës.























