Messi: Na ‘vrau’ fitorja e Real Madridit
BKT
Sport

Messi: Na ‘vrau’ fitorja e Real Madridit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ylli i PSG-së, Lionel Messi në një intervistë për TycSport, ka folur për humbjen e skuadrës së tij nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

‘Los Blancos’ fundjavën që lamë pas fituan trofeun e Ligës së Kampionëve, pasi mundën në finale Liverpoolin (1-0).

Ish-asi i Barcelonës, thotë se humbja nga Reali ‘vrau’ skuadrën e tij.

“Fitorja e Real Madridit na ‘vrau’, mua dhe gjithë ekipin, por edhe gjithë Parisin”, tha Messi.

“Ne besonim se mund të fitonim. Rezultati ishte një goditje e madh për ne. Jo gjithmonë fiton më i miri”, theksoi sulmuesi argjentinas.