16:40 / 31.05.2022
Qipro-Kosova, kompanitë e basteve favorizojnë ‘Dardanët’
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kombëtarja e Kosovës në futboll, këtë të enjte nis ciklin e ri të garave në Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ ndeshjen e parë e luajnë në udhëtim tek Qipro, sfidë kjo që luhet në kuadër të Ligës C.
Kompanitë e basteve tashmë kanë dhënë kuotat e ndeshje ku fitorja e Kosovës kap kuotën 2.05, ndërsa ajo e Qipros 3.60. Barazimi ka kuotën 3.40.
Të kujtojmë se në Grup me Kosovën përveç Qipros janë edhe Greqia e Irlanda e Veriut.
‘Dardanët’ sot kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para udhëtimit në Qipro.























