Krasniqi fiton medaljen artë në ‘Grand Slam’ të Tbilisit (E plotësuar)
Uran Krasniqi/RTKLive
Distria Krasniqi do të kthehet me medalje nga Gjeorgjia. Ajo ka fituar finalen e Grand Slam të Tbilisit. Krasniqi ka mposhtur hungarezen Reka Pupp.
Ajo ka fituar me Ippon.
Paraprakisht Krasniqi triumfoi ndaj xhudistes franceze, Astride Gneto, xhudistes holandeze, Naomi Van Krevel dhe asaj nga Brazili, Maria Taba.
Krasniqi e përfaqësoi Kosovën në organizimin e xhudos në Gjerorgji, ku 278 garues nga 36 shtete po marrin pjesë.
Krasniqi fiton ndaj xhudistes franceze dhe është në finale
Distria Krasniqi ka prekur finalen e Grand Slam të Tbilisit. Kjo pasi në gjysmëfinale ndaj xhudistes franceze, Astride Gneto.
Xhudistja franceze mori tre kartonë të verdhë gjatë ndeshjes.
Paraprakisht Krasniqi triumfoi ndaj xhudistes holandeze, Naomi Van Krevel dhe asaj nga Brazili, Maria Taba.
Krasniqi po përfaqëson Kosovën në organizimin e xhudos në Gjerorgji, ku 278 garues nga 36 shtete po marrin pjesë në këtë organizim.
Krasniqi mposht dy kundërshtare dhe kalon në gjysmëfinale
Distria Krasniqi ka treguar sukses të madh në garat e xhudos të cilat po mbahen në Gjeorgji. Ajo ka fituar dy meçe dhe tashmë ka kaluar në gjysmëfinale.
Ajo fitoi ndaj xhudistes holandeze, Naomi Van Krevel.
Paraprakisht Krasniqi triumfoi ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba.
Krasniqi po përfaqëson Kosovën në organizimin e xhudos në Gjerorgji në Grand Slam të Tbilisit.
Ajo përket në kategorinë -52 kg.
278 garues nga 36 shtete po marrin pjesë në këtë organizim.
Krasniqi përfaqëson Kosovën në garat që mbahen në Tbilisi
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi pritet të ndeshet me xhudisten nga Brazili, Maria Taba.
Krasniqi do ta përfaqësojë Kosovën në organizimin e xhudos në Gjerorgji.
Në Grand Slam të Tbilisit ajo shkoi e lirë në xhiron e parë.
Distria Krasniqi përket në kategorinë -52 kg.
278 garues nga 36 shtete po marrin pjesë në këtë organizim.























