Mata refuzon Unitedin, ka ofertë nga Amerika
BKT
Sport

Mata refuzon Unitedin, ka ofertë nga Amerika

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Spanjolli Juan Mata lojtari i radhës që pritet të largohet nga Manchester United.

Siç raportojnë mediet britanike, spanjolli ka refuzuar mundësinë për të firmosur kontratën njëvjeçare me ‘Djajtë e Kuq’.

Mata me një përvojë të madhe në futbollin evropian, duket së do të transferohet në Amerikë.

Spanjolli thuhet se ka ofertën nga një klub i njohur i MLS-së.

“Juan Mata e ka ofertën në tavolinë nga MLS”, shkruajnë mediet në ishull.