‘Djajtë e Kuq’ insistojnë për De Jong, gati 50 milionë euro
BKT
Sport

‘Djajtë e Kuq’ insistojnë për De Jong, gati 50 milionë euro

Klubi anglez, Manchester United duket se është i vendosur për ta blerë mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.

“The Sun” raporton së ‘Djajtë e Kuq’ besojnë së një ofertë në vlerë prej 50 milionë eurosh do të jetë e mjaftueshme për ta bindur Barcelonën që ta shesë holandezin.

Manchester United janë duke kërkuar zëvendësuesin e Paul Pogbas, dhe De Jong thuhet se objektivi kryesor i skuadrës nga ‘Old Traffordi’.

Barcelona është në krize financiare, dhe një ofertë e majme nga Unitedi mund të jetë bindëse që katalonasit të shesin reprezentuesin holandez.

Mesfushori holandez kërkohet edhe nga klubi i madh italian, Juventus.