20:05 / 05.06.2022
Uellsi në Botëror, mposht Ukrainën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Uellsi e ka mposhtur Ukrainën, me rezultat 1-0, në ndeshjen e zhvilluar sonte në “Cardiff City Stadium”.
Uellsianët ia dolën të triumfojnë ndaj Ukrainës, duke siguruar një vend për në Botërorin 2022.
Golin e fitores për uellsianët e realizoi Andriy Yarmolenko në minutën e 35-të, duke ia siguruar Uellsit pjesëmarrjen në Botërorin Katar 2022.
Sfida mes këtyre dy skuadrave, ka prodhuar një ndeshje interesante, edhe pse u shënuan vetëm një gol.
Uellsi në fund iu gëzuar fitores dhe kualifikimit në Kampionatin Botëror që nis në muajin nëntor.























