Nations League vjen sonte me gjashtë ndeshje
BKT
Sport

Nations League vjen sonte me gjashtë ndeshje

Uran Krasniqi/RTKLive

Gjashtë ndeshje të Ligës së Kombeve pritet që të zhvillohen mbrëmjen e sontme. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes rivalëve të vjetër, Gjermanisë dhe Anglisë.

Ndeshje të tjera janë ajo mes Italisë dhe Hungarisë, Finlandës e Malit të Zi, Bosnë dhe Hercegovinës e Rumanisë, Ishujve Faroe e Luksemburgut dhe Lituanisë e Turqisë. 

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 20:45, pos asaj mes Finlandës e Malit të Zi, e cila fillon nga ora 18:00.