Simonovski edhe një vit do të vesh fanellën e Dritës
BKT
Sport

Simonovski edhe një vit do të vesh fanellën e Dritës

Uran Krasniqi/RTKLive

Marko Simonovski ka vazhduar kontratën me Dritën e Gjilanit edhe për një vit.

Klubi gjilanas përmes një njoftimi, ka konfirmuar rinovimin e kontratës me futbollistin nga Maqedonia e Veriut.

“FC Drita dhe sulmuesi ynë, Marko Simonovski kanë arritur marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin +1 vjet”, thuhet në njoftimin e nënkampionëve të Kosovës.

Kujtojmë se Simonovski në sezonin që e kemi lënë prapa, ka shënuar 18 gola.