Kievi: 10.000 ushtarë ukrainas të vrarë
   Ukraina

Kievi: 10.000 ushtarë ukrainas të vrarë

Ukraina thotë se rreth 10.000 ushtarë të saj kanë vdekur në luftë që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit.

Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych dha detajet në një intervistë në mediat sociale, kur u pyet se sa trupa kishte humbur Ukraina në 100 ditët e para të luftës.

Ukraina thotë se po humbet rreth 100 ushtarë në luftime çdo ditë, me qindra të tjerë të plagosur, raporton BBC.

Arestovych tha se humbjet e Rusisë ishin disa herë më të mëdha. Qeveria ukrainase thotë se më shumë se 30.000 trupa ruse kanë vdekur. Vlerësimi i inteligjencës në Britani të Madhe është më i ulët - më shumë se 15.000.

E gjithë lufta e Afganistanit 1979-1989 i kushtoi ushtrisë sovjetike rreth 15.000 jetë.

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë shifër zyrtare për humbjet e tyre të luftës në Ukrainë që nga 25 marsi, kur thanë se 1.351 ushtarë dhe oficerë kishin vdekur.

BBC ka konfirmuar vdekjen e 3.502 ushtarëve rusë, por kjo mbulon vetëm ata që janë emëruar dhe varrosur në varreza.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa