OJQ-të në Kosovë e në Serbi: Të respektohet sundimi i ligjit në Deçan
Muharrem Miftari/RTKlive
Edhe pse çështja e pronës së Manastirit të Deçanit ka gati gjashtë vjet që është “zgjidhur juridikisht”, problematika mbetet e papërfunduar.
Prej vitesh, ajo endet midis pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv të Kosovës.
Kështu, lidhur ke këtë çështje që po ngelet pa u zbatuar, OJQ-të në Kosovë dhe në Serbi kanë reaguar përmes një peticioni, duke shprehur shqetësimin për pasojat negative në moszbaimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit, bëjnë thirrje që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të respektohet.
OJQ-të në Kosovë dhe në Serbi vëjnë në dujkje se të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duhet të respektohen, ngase Kushtetuta ofron garancë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës, por garancitë e tilla kanë kuptim vetëm nëse vendimet e gjykatave zbatohen nga subjektet fizike dhe juridike në mbarë Kosovën.
Tutje, Shoqëria Civile në Kosovë, si dhe ajo e Serbisë, ftojnë të gjithë ata që mbajnë poste zyrtare publike që të përmbahen nga dhënia e deklaratave që shërbejnë vetëm për dëmtimin e besimit në sundimin e ligjit.























