Kukësi përforcohet me futbollistin maqedonas
BKT
Sport

Kukësi përforcohet me futbollistin maqedonas

Uran Krasniqi/RTKLive

Kukësi ka përforcuar repartin e mbrojtjes me një futbollist maqedonas. Për marrëveshjen ka njoftuar vetë klubi verilindor.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi maqedonas Antonio Ilieski është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 25-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. Ilieski vjen te Kukësi nga kampionati maqedonas ku së fundmi u aktivizua në Tetovë me skuadrën e Renovës teksa më parë ka luajtur edhe me ekipe si Korabi, Tikves, Gostivar e Makedonija GP. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Dobredojde Antonio”, ka komunikuar Kukësi.