18:55 / 16.06.2022
Zyrtare: Arrihet marrëveshja, De Sciglio edhe tri vite të Juve
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mattia De Sciglio do të vesh fanellën e gjigantit italian, Juventus edhe për tri vite.
‘Zonja e Vjetër’ dhe futbollisti italian, kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.
De Sciglio është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Massimiliano Allegrit.
Italiani ka firmosur kontratën e re me juventinët deri në vitin 2025.
“Mattia De Sciglio ka rinovuar kontratën me Juventusin deri në vitin 2025!”, shkruajnë mediet italiane.























