Radakin: Strategjikisht, Rusia tashmë ka humbur
Expressen
   Ukraina

Radakin: Strategjikisht, Rusia tashmë ka humbur

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive

Shefi i Mbrojtjes britanike, admirali Tony Radakin, thotë se të gjitha pretendimet që lufta në Ukrainë do të ishte një sukses për forcat e Vladimir Putinit, janë të pakuptimta.

"Strategjikisht, Rusia tashmë ka humbur," tha Radakin për Sky News.

Radakin ka dhënë pikëpamjen e tij për zhvillimin e luftës në Ukrainë.

“Ky është një gabim i tmerrshëm i Rusisë, e cila nuk do të marrë kurrë kontrollin e Ukrainës. Strategjikisht, Rusia tashmë ka humbur. NATO është më e fortë dhe Suedia dhe Finlanda synojnë të bëhen anëtare”, tha Radakin, njoftojnë mediet skandinave.

Marrëzi e pastër, është një dështim

Ai thotë se forcat e Putinit janë detyruar të braktisin planin fillestar për të marrë nën kontroll shumicën e qyteteve të Ukrainës. Ai vlerëson guximin e ukrainasve dhe thotë se ata kanë "një luftë të gjatë" përpara.

“Por Rusia është e dëmtuar, sepse ka filluar të mbetet pa ushtarë dhe robotë të teknologjisë së lartë. Putin ka përdorur 25 për qind të forcës së ushtrisë së tij për të pushtuar zona shumë të vogla toke, e cila ka kushtuar 50,000 njerëz të vdekur dhe të plagosur”, tha Radakin.

Sipas Radakinit, Rusia është dobësuar diplomatikisht dhe ekonomikisht që nga fillimi i pushtimit.

“Të gjitha pretendimet se ky do të ishte një sukses për Rusinë është absurditet i pastër, është një dështim. Ata mund të vazhdojnë të arrijnë disa suksese në javët e ardhshme, por strategjikisht Rusia po humbet”, tha Radakin.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa