16:57 / 21.06.2022
Tevez e nis si trajner me Rosario Central
Uran Krasniqi/RTKLive
Carlos Tevez është rikthyer në futboll si trajner i skuadrës argjentinase Rosario Central.
Katër herë kampionët argjentinas njoftuan të martën se Tevez ka nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare.
Paraprakisht portieri Gaspar Servio kishte thënë se do të ishte diçka e veçantë emërimi i Tevez.
"Nëse ai vjen këtu, grupi do ta mbështesë atë deri në vdekje", kishte thënë ai.
Ish-sulmuesi i Manchester United, Manchester City dhe Juventus, Tevez, i cili e filloi dhe e përfundoi karrierën e tij si lojtar me Boca Juniors, në fillim të muajit pushoi nga futbolli si lojtar.