17:56 / 21.06.2022
Bastoni s`joshet nga klubet angleze, mbetet te Inter
Uran Krasniqi/RTKLive
Alessandro Bastoni 100 për qind do të qëndrojë në Inter. Kështu ka thënë agjenti italian i futbollit, Tullio Tinti.
“Bastoni është aktualisht me pushime”, u tha Tinti gazetarëve. "Ai 100 për qind qëndron në Inter".
Chelsea, Tottenham dhe Manchester United prej kohësh janë përmendur si opsione të mundshme ku futbollisti zi e kaltër do të mund ta vazhdonte karrierën.
23 vjeçari është te Inter nga viti 2017, ndërsa edhe për Kombëtaren e Italisë ka zhvilluar pesëmbëdhjetë ndeshje.