19:01 / 21.06.2022
Gotze nënshkruan me Frankfurtin
Uran Krasniqi/RTKLive
Mario Gotze tashmë nuk është lojtar i PSV Eindhoven. Nga sot ai do të shërbejë në Frankfurt për Eintracht.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kampionët e Europa League komunikuan arritjen e marrëveshjes.
Gotze më herët ka luajtur për Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.
Më 2014 Gjermania doli kampion bote pikërisht me golin e tij ndaj Argjentinës.























