19:31 / 21.06.2022
Inzaghi mbetet te Inter deri më 2024
Uran Krasniqi/RTKLive
Simone Inzaghi ka nënshkruar kontratë të re me Interin, duke mbetur i lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2024.
Ka qenë Interi që ka konfirmuar se Inzaghi ka nënshkruar një marrëveshje të re dyvjeçare.
46-vjeçari mori drejtimin e klubit në vitin 2021 duke e pasur në detyrë Antonio Conten.
Pavarësisht se humbi "Scudetton" me rivalët lokalë të Milanit, Inzaghi e çoi Interin drejt suksesit në "Supercoppa Italiana" dhe "Coppa Italia".