Krivanjeva flet si futbollist i Gjilanit: Ndeshjet në Evropë objektivi ynë
Sport

Krivanjeva flet si futbollist i Gjilanit: Ndeshjet në Evropë objektivi ynë

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti i sapoafruar te Gjilani, besart Krivanjeva ka thënë se nuk do të kursehet që klubi t`i arrijë synimet e veta.

Në një deklaratë, të cilën ia ka shpërndarë klubi, Krivanjeva ka theksuar se ndeshjet e Evropës janë objektivi aktual i Gjilanit. 

"Falenderoj drejtuesit dhe stafin teknik për besimin që patën ndaj meje. Po ashtu edhe bashkëlojtarët për mikëpritjen e ngrohtë, e cila më bën të ndihem sikurse në shtëpi. I jam bashkuar një projekti, i cili është ambicioz dhe me synime të mëdha. Premtoj që do jap gjithçka nga vetja që klubi t'i arrijë synimet e veta", ka thënë ai. "Ndeshjet e Evropës janë objektivi ynë primar, pastaj radhën do ta ketë kampionati, pasi që kemi çfarë të ofrojmë". 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa