Presidenti i PSG thotë se klubi s`iu afrua kurrë Zidane
Sport

Presidenti i PSG thotë se klubi s`iu afrua kurrë Zidane

Uran Krasniqi/RTKLive

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka këmbëngulur se klubi nuk iu afrua kurrë Zinedine Zidane me një ofertë për t`u bërë trajner.

"Ne nuk kemi folur kurrë me të, as drejtpërdrejt e as indirekt. Shumë klube janë të interesuara për të, edhe kombëtaret, por ne nuk kemi biseduar kurrë me të", ka thënë ai.

Al-Khelaifi konfirmoi se objektivi numër një i PSG-së është Galtier, njeriu që i mundi ata për titullin 2020-21 kur ishte në krye të Lille, dhe ai shpreson ta emërojë atë së shpejti.

“Ne po diskutojmë me Nice, nuk është sekret”, shtoi Al-Khelaifi. "Shpresoj se do të gjejmë një marrëveshje shpejt, por unë respektoj Nice dhe presidentin Rivere, të gjithë mbrojnë interesat e tyre", ka thënë ai.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa