Rusia fajëson Ukrainën për sulmin me dronë ndaj rafinerisë në Novoshaktinsk
   Ukraina

Rusia fajëson Ukrainën për sulmin me dronë ndaj rafinerisë në Novoshaktinsk

REL

Një sulm me dron mund të ketë shkaktuar zjarrin që shpërtheu në rafinerinë e naftës në Novoshaktinsk, në rajonin rus të Rostovit që ndodhet në kufi me Ukrainën. Guvernatori i rajonit rus, Vasili Golubev tha se në vendngjarje u gjetën disa fragmente të një droni por pa specifikuar origjinën e pajisjes.

Pamjet e publikuara në mediat sociale treguan një dron që fluturonte drejt rafinerisë, e vendosur vetëm 8 km nga kufiri me Ukrainën, përpara se një shpërthim i madh flake dhe tymi të zi të ngrihej në qiell.

Sipas autoriteteve rajonale ruse, zjarri u shua dhe i gjithë personeli u evakuua pa shënuar viktima.

“Puna në rafineri është ndërprerë në pritje të hetimeve”, - shtoi Golubev.

Rusia ka akuzuar disa herë Kievin për sulme në zonat kufitare që nga nisa e aksonit ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt.

Zjarri në rafineri vjen disa ditë pasi Moska akuzoi Ukrainën se kishte sulmuar me raketa platformat e nxjerrjs së naftës në Detin e Zi, në brigjet e gadishullit të Krimesë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa