13:47 / 22.06.2022
Kevin-Prince Boateng edhe një vit te Hertha
B. Halimi / RTKlive
Kevin-Prince Boateng do të qëndrojë edhe për një sezon te skuadra gjermane, Hertha Berlin.
Klubi kryeqytetas, i cili e siguroi qëndrimin në Bundesligë edhe për edicionin e ri, ka njoftuar se Boateng e ka zgjatur kontratën edhe një vit.
Boateng u transferua në Berlin nga skuadra italiane Monza, derisa luajti në 18 ndeshje me Herthan.