Calhanoglu thotë se Inter është shumë më i fortë se Milan
Sport

Calhanoglu thotë se Inter është shumë më i fortë se Milan

Uran Krasniqi/RTKLive

Hakan Calhanoglu beson se Interi është një skuadër më e fortë se Milani, pavarësisht suksesit të kësaj të fundit për "Scudetto". 

"Interi është një ekip shumë më i fortë se Milani. Ne humbëm një derbi që ndryshoi papritur në minutën e 75-të pasi (Ivan v.j.) Perisic dhe unë u zëvendësuam," tha mesfushori për "Tivibu Spor". "Ne ishim duke udhëhequr 1-0, pastaj humbëm 2-1. Trajneri (Inzaghi v.j.) gjithashtu kontribuoi në atë humbje, i thashë atij. Në kupë, megjithatë, ne i mundëm ata 3-0".

Reprezentuesi turk që aktualisht është te Inter ka qenë edhe pjesë e Milanit. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa