10:53 / 23.06.2022
Kosova ngjitet një pozitë në renditjen e re të FIFA-s
B. Halimi / RTKlive
Kosova e ka përmirësuar pozitën e saj në FIFA. Në renditjen më të re të publikuar nga shtëpia e futbollit botëror, Dardanët tanimë ndodhen në pozitën e 106-të, duke u ngjitur një shkallë, pasi në renditjen paraprake ishin në pozitën e 107-të.
Kosova gjatë këtij muaji zhvilloi katër ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve, duke realizuar dy fitore dhe duke pësuar dy humbje. Ndeshjet e radhës Dardanët i zhvillojnë në muajin shtator, kur do të ballafaqohen me Qipron në shtëpi dhe me Irlandën e Veriut në udhëtim.
Ndërkaq, Shqipëria nuk ka pasur lëvizje në renditjen e re, pasi vazhdon të pozicionohet në vendin e 66-të.
Renditjen vazhdon ta kryesojë Brazili, i ndjekur nga Belgjika dhe Argjentina.