Kosova U17 e mbyll në barazim miqësoren e dytë me Shqipërinë
Sport

Kosova U17 e mbyll në barazim miqësoren e dytë me Shqipërinë

Uran Krasniqi/RTKLive

Pas humbjes në miqësoren e parë dy ditë më herët, Dardanët e rinj të enjten kanë luajtur baras 1:1 me bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria.

Kombëtarja e Kosovës U17 e ka zhvilluar sot miqësoren e dytë me Shqipërinë në “Kukës Arena”, ka komunikuar federata e Futbollit e Kosovës.

"Në fakt, të përzgjedhurit e Arsim Abazit ishin afër që t’i gëzoheshin fitores në këtë takim, pasi ishin në epërsi që nga minuta e 53-të me golin e Elvir Gashjanit. Megjithatë, në minutën e 88-të vendasit fituan një penallti, kur Mateo Dushi u faulua brenda zonës, derisa nga pika e bardhë i saktë ishte Adi Kurti, duke barazuar shifrat 1:1. Sidoqoftë, paraqitja e djelmoshave ishte e mirë dhe këto dy miqësore i shërbyen Abazit për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e ciklit kualifikues për Evropian në vjeshtë të këtij viti".


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa