Zelensky falënderon BE-në për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën
Foto: Zelensky/ Twitter
   Ukraina

Zelensky falënderon BE-në për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën

KP

(Plotësuar) Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky ka mirëpritur vendimin për t’i ndarë Ukrainës statusin vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai në një postim në Twitter ka përgëzuar liderët e BE-së, duke thënë se ky është një moment unik dhe historik në marrëdhëniet Ukrainë-BE. 

“E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, ka shkruar Zelensky.

Ukraina e Moldavia marrin statusin e vendeve kandidate për antarësim në BE

REL

Udhëheqësit e BE-së vendosën të enjten t’i japin Ukrainës dhe Moldavisë zyrtarisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftoi Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në Twitter.

"Një moment historik. Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së", shkroi Michel në Twitter.

Ukraina e shkatërruar nga lufta dhe fqinji i ngushtë Moldavia kanë lobuar për muaj të tërë për të nisur procesin e gjatë të anëtarësimit në bllokun 27-anëtarësh.


Aderimi në BE, një proces i ngarkuar politikisht dhe ligjërisht kompleks, mund të zvarritet për vite apo edhe dekada.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa