Kosova me katër boksierë në Lojërat Mesdhetare `Oran 2022`
BKT
Sport

Kosova me katër boksierë në Lojërat Mesdhetare `Oran 2022`

B. Halimi / RTKlive

Komiteti Olimpik i Koosvës (KOK) ka filluar sot prezantimin e sportistëve që do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare `Oran 2022`.

Në edicionin e 19-të të kësaj gare që po zhvillohet në Algjeri, Kosovën në sportin e boksit do ta përfaqësojnë katër garues: dy kampionët e Ballkanit për vitin 2021, Bashkim e Shpetim Bajoku si dhe Patriot Behrami e Lorent Murati (kategoria deri në - 57 kilogramë).

Pjesë e ekipit të boksit janë edhe trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari Latif Demolli.