14:21 / 24.06.2022
Malisheva rikthen Liburn Shalën
Uran Krasniqi/RTKLive
Liburn Shala është rikthyer te Malisheva pasi për disa sezone kishte kaluar te Prizrenspor dhe Winner. Njoftimin për rikthimin e ka bërë klubi malishevas.
"Klubi konfirmon se ka kompletuar marrëveshje tri vjeqare për transferimin e Liburnit nga A&N. Liburnit i urojmë suksese në karrierën e tij personale dhe në arritjen e objektivave tona të përbashkëta", ka komunikuar Malisheva. "Liburni në vazhdimësi ka treguar cilësitë e një futbollisti shumë të talentuar, falë angazhimit të tij maksimal, vullnetit për punë dhe pasionit të tij për futbollin karriera e tij në futbollin profesional pa dyshim ka një të ardhme të sigurtë."























