19:13 / 25.06.2022
Fortesa Orana e Egzon Shala do ta mbajnë flamurin e Kosovës në Oran
Uran Krasniqi/RTKLive
"Mundësi Egzon Shala dhe karateistja, Fortesa Orana, do ta bartin flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare", ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.
Në Oran të Algjerisë prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022 do të mbahen Lojërat e 19-ta Mesdhetare "Oran 2022".
Kosova atje do të përfaqësohet me sportistë të cilët do të paraqiten në disiplina të ndryshme.























