13:51 / 26.06.2022
Di Maria i brengosur që Argjentina do ta lë jashtë Botërorit
Uran Krasniqi/RTKLive
Angel Di Maria është i shqetësuar se ai nuk ka bërë ende mjaft për t`i garantuar vetes një vend në skuadrën e Argjentinës për Kupën e Botës.
34-vjeçari është pa klub pasi u largua nga Paris Saint-Germain si një lojtar i lirë pas shtatë sezonesh në kryeqytetin francez.
Pavarësisht se luajti një rol kyç në fushatën e suksesshme kualifikuese të Argjentinës, ku realizoi edhe tre gola, ai nuk e ka të sigurt vendin në skuadrën e përbërë prej njëzet e gjashtë lojtarëve.
"Më duhet të luaj, kjo do të bëjë ndryshimin”, ka thënë ai, duke shtuar se aktualisht i vetmi që e ka të sigurt ftesën nga Argjentina është Lionel Messi.























