Boksieri Shpetim Bajoku nis me fitore Lojërat Mesdhetare
BKT
Sport

Boksieri Shpetim Bajoku nis me fitore Lojërat Mesdhetare

Uran Krasniqi/RTKLive

Boksieri kosovar, Shpetim Bajoku ka nisur mbarë Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Ai ka shënuar fitoren e parë.

Ai mundi me vendim unanim tunizianin, Abdesalem Sassi, kategoria -63 kg.

Meçi u përcolla edhe nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja, Daulina Osmani.

"I urojmë fat dhe suksese Bajokut në luftën për medalje", ka shkruar Komiteti Olimpik I Kosovës.