19:02 / 26.06.2022
Karateistja Rama pëson në meçin e parë në Oran
Uran Krasniqi/RTKLive
Kosova e ka përmbyllur ditën me humbje sa i takon karatesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Karateistja, Adelina Rama, garoi sot në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 dhe pësoi humbje në raundin e parë nga Anthi Stylianou e Qipros, kategoria -61 kg.
Sipas një njoftimi nga Komiteti Olimpik i Kosovës, karate i vazhdon garat nesër, ku në program janë Fortesa Orana dhe Melos Gashi.























