Trepça`89 liron tre futbollistë
BKT
Sport

Trepça`89 liron tre futbollistë

Uran Krasniqi/RTKLive

Trepça`89 ka njoftuar se ka ndarë rrugët me tre futbollistë. Sipas një njoftimi, bëhet fjalë për Okomkwo, Leveh dhe Mnisi.

"Tre futbollistët tanë Okomkwo, Leveh dhe Mnisi kanë përfunduar rrugëtimin e tyre tek Klubi Futbollistik Trepça’89 ku po largohen si Kampiona. Klubi ynë i u falenderon për kontributin e dhënë në këtë rrugëtim dhe gjithashtu i u dëshiron fat dhe sukses në karrierë", ka shkruar klubi mitrovicas.