19:24 / 26.06.2022
Costacurta mendon se me Lukakun Inter do të fitonte Serinë A
Uran Krasniqi/RTKLive
Rikthimi i Romelu Lukaku në Inter do t`i bënte Nerazzurrët favorit për të fituar Serinë A sezonin e ardhshëm, sipas legjendës së Milanit, Alessandro Costacurta.
Costacurta beson se rikthimi i Lukakut do të ndryshonte balancën e fuqisë në favor të Interit.
“Interi ishte më i forti vitin e kaluar dhe me Lukakun diferenca me të tjerët do të bëhet më e madhe”, ka thënë ai.
Lukaku thuhet se është afër një rikthimi në Inter pas më pak se një vit kur bëri një transferim rekord të klubit te Chelsea me 97.5 milionë funte.























