Xavi Simons lë PSG-në për PSV-në
Uran Krasniqi/RTKLive
Xavi Simons ka refuzuar një kontratë të re me Paris Saint-Germain. Nëntëmbëdhjetë vjeçari i talentuar do të kthehet si lojtar i lirë në Holandë te PSV Eindhoven.
“Pas tre viteve të mrekullueshme në klub, është koha për të thënë lamtumirë”, ka shkruar Simons në Twitter. “U jam shumë mirënjohës trajnerëve, bashkëlojtarëve të mi dhe gjithë stafit. PSG do të jetë gjithmonë në zemrën time. Për tifozët: nga thellësia e zemrës, faleminderit. Ju dua!"
Klubi i Eredivisie konfirmoi se Simons kishte mundësinë të zgjatej me PSG-në, por zgjodhi të punonte nën trajnerin e ri Ruud van Nistelrooy.
“Ai pati mundësi të zgjatej në Francë, por preferoi PSV-në para kampionit francez, në të cilin luajti nëntë ndeshje sezonin e kaluar”, thuhet në një deklaratë të klubit.























