09:57 / 29.06.2022
Manchester United pajtohet për transferimin e Malacia
Uran Krasniqi/RTKLive
Manchester United, sipas drejtorit të klubit Eredivisie, Frank Arneson, ka rënë dakord për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Feyenoord, Tyrell Malacia.
Arneson tha se ka mbetur që 22-vjeçari të pajtohet me kushtet personale të ofruara nga United.
“Nëse Malacia thotë po, atëherë një transferim është i afërt”, është shprehur ai.
Malacia ka luajtur 136 ndeshje për Feyenoord, duke bërë pesëdhjetë paraqitje në të gjitha garat edicionin e kaluar. Ai bëri debutimin te Holanda shtatorin e kaluar dhe prej atëherë ka veshur gjithsejt pesë herë bluzën e "tulipanëve".























