Kosova stërvitet në Danimarkë, Hot e Pepaj të gatshëm për debutim
Sport

Kosova stërvitet në Danimarkë, Hot e Pepaj të gatshëm për debutim

Uran Krasniqi/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e parë në Danimarkë para ndeshjes së nesërme, ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës.

"Basketbollistët e Kosovës të mërkurën kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Danimarkë. Më herët janë stërvitur intensivisht në Prishtinë, për të qenë sa më të gatshëm për këtë sfidë shumë të rëndësishme. Në stërvitje basketbollistët kanë dhënë maksimumin, ndërsa i vetmi i cili nuk ka stërvitur ishte Meriton Ismaili për shkak të lëndimit, por që shpresohet se, do të jetë i gatshëm për ndeshje. Përballja ndaj danezëve do të zhvillohet të enjten në Naestved nga ora 19:00. Kjo sfidë është e vlefshme për rrethin e parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në mes këtyre dy kombëtareve, fitore kishte shënuar Kosova 78:73. Dardanët më pas pësuan dy humbje nga Norvegjia, që ka dy fitore e një humbje, kurse Danimarka ka një fitore e një humbje", ka shkruar FBK.

Gjithashtu FBK ka njoftuar edhe se basketbollistët Hot e Pepaj janë të gatshëm për debutim. 

"Ndeshja e fundit e Grupit C zhvillohet më 3 Korrik mes Norvegjisë dhe Danimarkës. Amin Hot dhe Ardit Pepaj të gatshëm për të debutuar për Kosovën A. Hot ka marrë nënshtetësinë e Kosovës, kurse Pepaj ka luajtur për gjeneratat e reja të Kosovës. Dardanët të enjten nga ora 19:00 përballen me Danimarkën në Naestved, ku pritet debutimi i tyre", ka shkruar FBK. 


APR
Romay Lift