Prishtina nuk e vazhdon bashkëpunimin as me Betim Halimin
Sport

Prishtina nuk e vazhdon bashkëpunimin as me Betim Halimin

Uran Krasniqi/RTKLive

Betim Halimi, portieri i ardhur te Prishtina pas një përvoje në kampionatin ukrainas, nuk do të jetë më pjesë e klubit kryeqytetas.

Prishtina ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit. 

"Portieri shtatlartë në gusht të vitit 2021 erdhi te Prishtina nga skuadra ukrainase, Olimpik Donetsk, teksa me ekipin prishtinas është paraqitur gjithsej në 15 ndeshje zyrtare në të gjitha garat. Familja “bardhekaltër” i dëshiron shëndet e suksese në karrierë Betimit", ka shkruar klubi nga kryeqyteti.

Prishtina gjithashtu gjatë ditë njoftoi se nuk ka vazhduar bashkëpunimin edhe me futbollistë të tjerë. 


APR
Romay Lift