Prishtina dhe Mankenda ndajnë rrugët
Sport

Prishtina dhe Mankenda ndajnë rrugët

Uran Krasniqi/RTKLive

Gauthier Mankenda nuk do ta veshë më fanellën e Prishtinës. Klubi ka njoftuar për ndërprerje bashkë punimi.

"Gauthier Mankenda është një ndër lojtarët që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për FC Prishtinën në shtatë vitet e fundit. Sulmuesi nga Kongo në këtë verë ka vendosur që të ndërrojë mjedis duke u transferuar në Letoni te skuadra Liepaja. “Maki” pjesë e FC Prishtina ka qenë që nga janari i vitit 2016 ndërkohë që në total i ka regjistruar 166 paraqitje. Me fanellën e kryeqytetasve ka shënuar 32 gola dhe ka kontribuar me 27 asistime. 24-vjeçari gjatë këtyre viteve e ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Kosovës me Prishtinën. Te Prishtina do të mbahet mend si njeri me shumë vlera dhe futbollist korrekt. Stafi i FC Prishtinës e falënderon përzemërsisht për të gjithë kontributin e dhënë për skuadrën e qytetit", ka shkruar Prishtina në njoftim.

Prishtina gjithashtu gjatë ditë njoftoi se nuk ka vazhduar bashkëpunimin edhe me futbollistë të tjerë. 

 


APR
Romay Lift