Humbet Akil Gjakova, tani lufton për medalje të bronztë (Plotësuar)
Foto: Akil Gjakova/Facebook
Sport

Humbet Akil Gjakova, tani lufton për medalje të bronztë (Plotësuar)

Jeton Musliu / RTKlive

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, humbi në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike Mesdhetare “Oran 2022”.

Xhudisti Gjakova u mposht në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ishte xhudisti algjerian Redouane Messaoud Dris që arriti ta mposhtë Gjakovën me ‘Wazari’ pas shtatë minutave lojë.

Gjithsesi xhudisti nga Kosova ka një tjetër mundësi për të fituar medalje, pasi do të luftojë për medaljen e bronztë.

 

Akil Gjakova futet në zonën e medaljeve në Lojërat Mesdhetare

Akil Gjakova e ka nisur mbarë dhe kualifikohet në zonën e medaljeve në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudisti kosovar fitoi me ippon ndaj grekut Michail Tsoutlasvili, kategoria -73 kg.

Raundin e parë Akili e kishte kaluar pa luftë.

Në gjysmëfinale Gjakova do të përballet me xhudistin algjerian Redouane Messaoud Dris.
 

Dris në rundin e parë e mposhti xhudistin shqiptar Indrit Cullhaj.

 


APR
Romay Lift