Kosova pëson humbje nga Danimarka
Sport

Kosova pëson humbje nga Danimarka

KP

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Danimarkës dhe asaj të Kosovës, ku kjo e fundit ka pësuar humbje të thellë nga nikoqirët.

Në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025, Kosova ka pësuar sot humbje nga Danimarka me shifrat 105:71.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 46:36 në të mirë të danezëve, ku këta të fundit çerekun e parë kryesonin 26:19, kurse në çerekun e dytë semafori tregonte 20:17 në të mirë të tyre.

Danimarka vazhdoi me paraqitje solide edhe në çerekun e tretë, në të cilin gjendej në epërsi të thellë prej 30:17, kurse çerekun e katërt dhe të fundit e mbylli me shifrat 29:18, ndërsa rezultati final në semafor tregonte 105:71 në favor të tyre.

Më i miri i ndeshjes ishte Kevin Larsen me 20 pikë, 10 kërcime e tre asistime, kurse më i dalluari te Kosova ishte basketbollisti, Drilon Hajrizi, i cili regjistroi 17 pikë, pesë kërcime e dy asistime.

Me këtë fitore, Danimarka ngjitet në vendin e parë në Grupin C me gjithsej pesë pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Kosova në vendin e tretë dhe Norvegjia në vendin e dytë.

Rezultati final i ndeshjes është 105:71 në favor të Danimarkës.


APR
Romay Lift