Tottenham kompleton transferimin e Richarlison
Sport

Tottenham kompleton transferimin e Richarlison

Uran Krasniqi/RTKLive

Richarlison është lojtari më i ri i Tottenham Hotspur.

Tottenham tashmë ka kompletuar nënshkrimin e sulmuesit të Evertonit, Richarlison.

Ai bëhet futbollisti i katërt që nënshkruan me "Spurs" gjatë kësaj vere, pas Yves Bissouma, Ivan Perisic dhe Fraser Forster. 

"Është një marrëveshje e madhe për 'Spurs. Ai është një djalë shumë i talentuar dhe ka një dëshirë të madhe për të luajtur'", ka thënë ish-sulmuesi i Arsenalit, Alan Smith. 

Richarlison në 152 paraqitje për Everton ka shënuar pesëdhjetë e tri gola. Gjithashtu ai ka luajtur tridhjetë e gjashtë herë për Brazilin dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Amerikës më 2019 dhe Lojërat Olimpike më 2020.


Eurokoha
Vjosa
APR