Prishtina merr mbrojtësin e Strugës
Sport

Prishtina merr mbrojtësin e Strugës

Uran Krasniqi/RTKLive

Besir Ramadani është lojtari më i ri i Prishtinës. Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar klubi kryeqytetas.

22-vjeçari nga Shkupi ka firmosur për dy vite me ekipin “bardhekaltër”.

Ramadani në edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Struga, e cila garon në elitën e futbollit të shtetit fqinj.

Ai karrierë ka bërë edhe te FC Shkupi dhe KF Gostivari derisa më parë i ka mbrojtur edhe ngjyrat e grupmoshave të Maqedonisë së Veriut (deri te U-18), kurse nga më pas është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21.

"Do të jap 200 përqind nga vetja për këtë fanellë për t'i gëzuar tifozët “Plisat” dhe për t'i arritur synimet që janë titulli kampion dhe dalja në garat ndërkombëtare", citohet se ka thë Ramadani për faqen zyrtare të klubit. 


Eurokoha
Vjosa
APR