Bale pritet të debutojë me Los Angeles FC më 8 korrik
Sport

Bale pritet të debutojë me Los Angeles FC më 8 korrik

Uran Krasniqi/RTKLive

Gareth Bale pritet të bëjë debutimin e tij te Los Angeles FC të premten më 8 korrik kundër rivalëve të qytetit LA Galaxy.

Gareth Bale i është bashkuar klubit Los Angeles FC pas nëntë sezoneve të kaluara në Real Madrid, ku fitoi plot trofe.

Ai është emri i fundit i madh që ka bërë lëvizjen drejt MLS-së pas lojtarëve si David Beckham, Wayne Rooney dhe David Villa. 

Los Angeles FC aktualisht kryeson Konferencën Perëndimore.


Eurokoha
Vjosa
APR