Ekipi serb i xhudos njeh ekipin kosovar të xhudos në Oran
Sport

Ekipi serb i xhudos njeh ekipin kosovar të xhudos në Oran

Uran Krasniqi/RTKLive

Kosova dhe Serbia janë ndeshur në fushën e xhudos në Lojërat Mesdhetare "Oran 2022", ku Aleksandar Kukolj i Serbisë ka fituar ndaj Shpati Zekaj të Kosovës. 

Për dallim nga Kampionati Ballkanik i Volejbollit në rërë i mbajtur në Turqi, ku ekipi serb refuzoi të luajë, këtë herë xhudisti serb ka dalur në fushë. 
Kjo është ndër herat e rralla deri më tash kur sportistë serbë kanë pranuar të luajnë me ata të Kosovës.
Kosova e ka shpallur Pavarësinë më 2008, ndërsa Serbia ende nuk e njeh realitetin e ri. 
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kohë më parë, derisa ekipi olimpik serb po nisej drejt garave, kishte thënë se edhe nëse ndodhë që do t'u duhet të maten me sportistët e Kosovës, të luajnë dhe të mos tërhiqen. 

Zekaj fiton dhe kualifikohet në çerekfinale

Shpat Zekaj tashmë është në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare "Oran 2022".

Kjo pasi mundi italianin, Enrico Bergamelli, kategoria deri në 100 kg.

Pas këtij suksesi, ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, ku përmes një postimi në rrjetet sociale i ka uruar atij shumë fat në meçet e radhës. 

 


Eurokoha
Vjosa
APR