16:56 / 01.07.2022
Ramiz Bytyqi firmos për Prishtinën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mbrojtësi i djathtë Ramiz Bytyqi karrierën do të vazhdojë tek klubi i madh kosovar, FC Prishtina.
Bytyqi mes disa ofertave, vendos që në sezonin e ardhshëm të vesh fanellën e kryeqytetasve.
FC Prishtina përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me skuadrën bardhekaltër, shkruan RTKLive.com.
Mbrojtësi i djathtë më parë ka luajtur për Ballkanin, derisa ka qenë edhe pjesë e grupmoshave U21 dhe U19 për Kosovën.























