Salah zyrtarisht firmos kontratën e re me Liverpoolin
Sport

Salah zyrtarisht firmos kontratën e re me Liverpoolin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Liverpool dhe ylli egjiptian Mohamed Salah kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.

Salah, i cili ka qenë i lidhur me largimin nga ‘Anfield’ tashmë ka firmosur kontratën e re me skuadrën e Jurgen Klopp.

Salah u shpreh i lumtur që do ta vazhdojë karrierën tek Liverpooli.

"Ndihem mirë dhe jam i emocionuar që fitoj trofe me klubin. Është një ditë e lumtur për të gjithë," tha ai.

“Mendoj se duhet pak kohë për t'u rinovuar, por tani gjithçka është bërë, kështu që ne vetëm duhet të përqendrohemi në atë që vjen më pas. Unë mendoj se ju mund të shihni në pesë ose gjashtë vitet e fundit se skuadra ishte gjithmonë përpjetë. Sezonin e kaluar ishim afër të fitonim katër, por fatkeqësisht në javën e fundit të sezonit humbëm dy trofe. Unë mendoj se jemi në një pozicion të mirë për të luftuar për gjithçka. Kemi edhe nënshkrime të reja. Ne vetëm duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, të kemi një vizion të mirë, të jemi pozitivë dhe të shkojmë përsëri për gjithçka”, tha më tej Salah.

Salah ka nënshkruar kontratën e re deri në vitin 2027. Sulmuesi egjiptian ka bërë 254 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 156 gola dhe 63 asistime me Liverpoolin.

 


Eurokoha
Vjosa
APR